Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Taylor Swift bën gjestin e pazakontë, fshin hundët në rroba gjatë performancës në koncert

Shkruar nga Newsbomb
Taylor Swift bën gjestin e pazakontë, fshin hundët në rroba
Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift gjatë performancës duke fshirë hundët

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift ka marrë kritika të shumta nga fansat kohët e fundit, pas një veprimi në dukje të pazakontë që ajo ka bërë gjatë koncertit që po zhvillonte në Skoci.

Taylor ishte duke performuar në Skoci këngën “Don’t blame me”, në kuadër të turneut të saj botëror më të madh muzikor të titulluar “Eras”, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta ajo është filmuar nga fansat duke fshirë hundët në rroba.

Megjithatë, fansat kishin reagime të ndryshme për veprimin e saj, ndërsa disa e krititikuan për gjestin, të tjerë e mirëkuptuan atë për shkak të të ftohtit, teksa e justifikuan se kjo është ajo që bëjnë të gjithë njerëzit.

Kam parë tre video të ndryshme të Taylor-it duke fshirë hundën, ajo duhet të marrë peceta në skenë”,- shkroi një person në X.

Unë vazhdoj të shoh video të Taylor duke fshirë hundën dhe duke e hedhur në skenë”,- tha një tjetër.

Duket se këngëtarja e njohur nuk e ka pasur të lehtë të performojë në Skoci në vetëm 8 gradë Celsius.

Ajo gjatë koncertit për shkak të të ftohtit është dashur të mbajë doreza, ndërsa në vetë koncertin ka theksuar se po i ngërçejnë duart nga i ftohti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed