Raporti mes Adionit dhe Fabiolës brenda formatit “Ferma VIP 3” po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut, pasi afrimiteti i tyre ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Gjatë qëndrimit në fermë, Adioni ka lënë të kuptohet në disa raste se në jetën e tij jashtë ekziston një person i rëndësishëm. Megjithëse ai ka sqaruar se aktualisht nuk është në një lidhje zyrtare, deklaratat e tij kanë lënë hapësirë për interpretime dhe aludime të ndryshme.
Sipas burimeve të ndryshme të mediave rozë, vajza që dyshohet se ka qenë pjesë e jetës së tij jashtë spektaklit është këngëtarja Diona Fona.
Dyshja janë parë shpesh bashkë sepse kanë pasur bashkëpunime muzikore dhe gjatë vitit të kaluar kanë sjellë projekte të përbashkëta. Madje, pak kohë para hyrjes së Adionit në “Ferma VIP 3”, ishte paralajmëruar edhe një tjetër bashkëpunim mes tyre.
Kujtojmë se na dasmën e vëllait të Adionit, që ndodhi para pak ditësh, producenti u shoqërua nga modelja Fabiola Elezi, e cila u prezantua si partnerja e tij.
Në njw hulumtim të bërë në rrjet rezulton se Adioni dhe Diona Fona ndjekin njëri-tjetrin, çka shton dyshime se dyshja mund të jetë në një lidhje, por këto mbeten aludime pasi nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëra palë.
