Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Nuk do ta besoni! Ester Bylyku, moderatorja “sharmante” e televizioneve, do të bëjë “vetingun” e doganierëve!

Shkruar nga Newsbomb
Nuk do ta besoni! Ester Bylyku, moderatorja “sharmante” e
FotoMontazh/ Ester Bylyku

“Kam dashur në fillimet e mia të punoja në televizion. E kam nisur si gazetare bote, duke qenë se flas 5 gjuhë të huaja. Unë për gjuhët e huaja jam e frikshme. Unë kam nisur punë që në gjimnaz, dhe mua më panë ambicien. E bën këtë? E bëj”.

Kanë qenë këto fjalët e Ester Bylykut, vajzës sharmante të RTV Ora që prej 9 vitesh punoi si moderatore emisioni në këtë televizion, në një intervistë dhënë për Rozana Radin në “Një gotë rose”, vitin e kaluar.

Por shumë prej jush nuk e shihni më në ekran. Po pse. Tani Esteri duket se ka bërë një kapërcim marramendës në karrierën e saj. Ajo do të drejtojë “policinë gjyqësorë” që do të bëjë procesin e vetingut në Doganat shqiptare.

E kush thotë se edhe vajzat VIP të ekranit nuk kanë një karrierë në administratë? Tani, të gjithë doganierët do të merren në pyetje prej saj. Dhe këtë radhë, nuk është sikur të japin një intervistë në televizion.

E përfshirë prej shumë kohësh në botën e showbizz dhe me lajme që gjithmonë përbënin lajm edhe për të Esteri tanimë do të duhet të vishet vetëm me kostume zyrtare për të kryer më së miri detyrën e re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese