
Ndarja e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajn vijon të jetë kryefjalë e medieve rozë. Përpos ndarjes dhe thumbave mes dy ish-partnerëve në media po qarkullonte lajmi se aktori ishte në lidhje me ish-konkurrenten e Përputhen, Çiljeta Kormuzi.
Aludimet erdhën pasi ish-konkurrrentja dhe aktori janë parë disa herë në vende të ndryshe bashkë, por edhe kishin postuar foto sëbashku.
Për “Anabel” Kallaku është shprehur se nuk ka asgjë me tyre dhe se Çiljeta Kormuzi është menaxhere e Mandi Nishtullës dhe ndaj kanë rastisur disa herë bashkë në koncerte.
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. Nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”, ka thënë ai.
Thashethemet nisën pasi Çiljeta disa herë ka postuar foto nga koncerti me Besin, ndërsa kanë ndarë pamje nga i njëjti ambient në Bruksel.