Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Mozzik në lidhje të re, kush është vajza e politikanit shqiptar që i ka rrëmbyer zemrën?

Shkruar nga Newsbomb
Mozzik në lidhje të re, kush është vajza e politikanit
Mozzik me të dashurën e tij, Lotina Haziri

Reperi nga Kosova, Mozzik po përjeton një romancë të re kohët e fundit me një vajzë nga Kosova, duke lënë kështu pas historinë e tij të dashurisë me këngëtaren Loredana.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një “story” në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke u përqafuar me një vajzë, potretin e së cilës nuk e ka zbuluar.

Edhe pse Mozzik nuk ka zbuluar shumë nga profili i të dashurës së tij, duket se fansat kanë bërë kërkime më të avancuara duke aluduar se ai është në lidhje me vajzën e deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri, Lotina Haziri.

Nisur nga postimi i Mozzik ku ai ka postuar një emoji të një torte, mund të themi se aludimet deri diku provohen pasi ajo ditë përkon me ditëlindjen e 25 vjetorit të Lotinës. Gjithashtu, në fotot e tyre të publikuara në rrjet, vihet re edhe një detaj tjetër interesant që ka ngjallur dyshimet se ato mund të jenë fejuar, pasi në duart e tyre janë evidentuar unaza të ngjashme.

Mozzik në lidhje të re, kush është vajza e politikanit
 

Megjithatë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që dyshja e të dashuruarve të konfirmojnë që janë së bashku në një lidhje.

Reperi Mozzik ishte i lidhur me kengëtaren Loredana me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Hana. Dyshja u ndanë, pas disa vitesh bashkëjetesë së bashku, e siç duket ato kanë vendosur që të nisin jetën e tyre me partnerë të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese