Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima ka reaguar pas humbjes, në gjysmëfinalen e garës së Eurovision.
Nëpërmjet një videoje në rrjetin social Instagram, Besa falenderoi fansat e saj për mbështetjen e tyre dhe mesazhet suportuese, teksa shtoi që i vinte keq që nuk e dërgoi dot Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision.
Artistja theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se shpreson që ky të jetë fillimi për gjëra të tjera.
“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër. Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.
Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur”,- përfundoi Besa Kokëdhima.
Këngëtarja Besa Kokëdhima përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Titan”, e cila performoi mbrëmjen e djeshme në skenën magjike të eventit, në natën e dytë gjysmëfinale.
Nata finale e Eurovision do të mbahet mbrëmjen e 11 majit, këtë të shtunë në Malmo të Suedisë, ku do të garojnë këngëtarët që kanë dalë nga gjysmëfinalet dhe 5 vendet e kualifikuara direkt, për çmimin e madh në eventin kulturoro-artistik evropian.
