Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Me fotot sensuale, aktorja e njohur zbulon se është në pritje të fëmijës së katërt

Shkruar nga Newsbomb
Me fotot sensuale, aktorja e njohur zbulon se është në pritje
Aktorja Megan Fox

Aktorja e njohur amerikane, Megan Fox zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt. Lajmin e ka bërë me dije me anë të një postim në Instagram .

Aktorja zgjodhi që lajmin e ëmbël ta jepte nëpërmjet disa fotove, ku shfaqet e zhveshur, por që trupin e mbulon me atë që duket si bojë e zezë. Ndërsa në një foto të dytë Megan Fox tregon testin pozitiv të shtatzënisë.

Kujtohet se aktorja tashmë ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Brian Austin Green me të cilin u divorcua në vitin 2020.

Edhe pse Megan Fox nuk e përmend babain e fëmijës në postimin e saj, në foto ajo ka etiketuar partnerin e saj aktual, reperin Machine Gun Kelly.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese