Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Malbora dhe Indri në një lidhje jashtë? Deklarata e fortë e fermeres ngre dyshimet: E kam ftuar në shtëpinë time

Shkruar nga Newsbomb
Malbora dhe Indri në një lidhje jashtë? Deklarata e fortë e
Malbora dhe Indri

Indri gjatë Prime mbrëmjen e djeshme, deklaroi se nuk mund të vazhdonte më një lidhje me Vanesën. Ai u shpreh se ende ka ndjenja për ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe një djalë 3-vjeçar.

Ky qëndrim u kritikua nga fermerët e tjerë, të cilët e cilësuan veprimin e tij të papërshtatshëm, duke theksuar se nuk është e drejtë t’i japësh shpresa një vajze dhe më pas të tërhiqesh.

Gjatë diskutimeve, banorët ngritën dyshime edhe mbi një deklaratë të mëparshme të Malborës dhe Indrit që ishin shprehur se ata njiheshin nga jashtë. Aludimet shkuan deri aty sa ata u shprehen se mes tyre mund të ketë pasur një lidhje.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Malbora bëri një deklaratë që shtoi dyshimet të fermerët.

 “Jam bërë pishman që e kam ftuar në shtëpinë time, ka ngrënë dhe ka pirë aty”, u shpreh ajo.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, Indri kërkoi të largohej nga gara, duke u shprehur se ai e ka fajin për situatën e krijuar.

“Për fajin tim po dalin këto gjëra private. E kam ekspozuar veten tek këto thashetheme. Marr koston mbi veten time. Jam i gatshëm të ndërpres garën”, tha Indri.

Megjithatë, ishte Vanesa ajo që e bindi të mos largohej dhe të vazhdonte rrugëtimin në garë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese