Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij e re, Rina Zaiti kanë nisur zyrtarisht sezonin e pushimeve dimërore. Çifi më i ri i shoëbizit është parë në ambientet e aeroportit të Vienës të ulur në zonën e terminalit teksa po shijojnë praninë e njëri-tjetrit.
Këto pamje janë bërë publike nga Panorama Plus ku Ledri dhe Rina duken majft të relaksuar dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kjo nuk hera e parë që dyshja janë parë së bashku. Në verën që lamë pas ata janë fotografuar në jugun e Shqipërisë teksa shijonin pushimet verore.
Kujtojmë që Ledri i ka dhënë fund një historie disa vjeçare me blogeren Sara Hoxha. Nga kjo lidhje e gjatë në jetë erdhi dhe një vajzë, Poem Blu ndërsa vajza tashmë jeton me mamanë e saj.
Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Ledri në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ai u shpreh se nuk kishte asnjë peng nga kjo marrëdhënie e përfunduar dhe prioriteti i tij kryesor ishte vetëm vajza e vogël.