Këngëtarja shqiptare që jeton në Amerikë, Enisa Nikaj është nderuar nga Këshilli Bashkiak i Nju Yorkut për shërbimet që i ka dhënë këtij qyteti.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja më anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se edhe pse është rritur në Nju Jork, prindërit e saj janë kujdesur gjithmonë që mos harrojë rrënjët shqiptare.
“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi pa asnjë emër. Edhe pse jam lindur dhe rritur në Nju York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare që na bënë në Tuzi Mali Zi bota, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm”, ka shkruar ajo.
Artistja që jeton në Amerikë, njihet për vokalin e saj unik dhe për një mori këngësh, duke vulosur emrin në arenën ndërkombëtare, sikurse shumë artistë të tjerë shqiptarë.
View this post on Instagram