Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Këngëtarja Besa Kokëdhima do të performojë sonte në Big Brother Vip

Shkruar nga Newsbomb
Këngëtarja Besa Kokëdhima do të performojë sonte
Këngëtarja, Besa Kokëdhima

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima do të bëhet sonte pjesë e reality- show, Big Brother Vip.

E nëse të gjithë po mendonit se ajo do të jetë banorja më e re këtij formati, në fakt jo, pasi artistja do të bëhet pjesë e shtëpisë për vetëm pak çaste.

Këngëtarja do të performojë përpara banorëve të shtëpisë së famshme, këngën e saj përfaqësuese në Eurovision, “Titan”.

Lajmi për pjesëmarrjen e saj e ka bërë të ditur produksioni i këtij formati, nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të Big Brother Vip Albania në Instagram.

“Besa Kokëdhima, e ftuar sonte në shtëpinë e Big Brother Vip”,- shkruhet bashkëngjitur me foton e artistes.

Kujtojmë që këtë vit, këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024.

Ajo ishte fituese e Festivalit të 62 të Këngës, ku konkurroi me këngën “Zemrën n’Dorë”. Më herët, artistja bëri me dije se do të bënte disa ndryshime në këngën fituese para se ta prezantonte atë në Eurovision. Titulli i ri me të cilin ajo ka zgjedhur që ta publikojë është “Titan”, të cilin e ka kompletuar vizualisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese