Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toka pritet që të bëhet nënë për herë të parë.
Ky lajm i ëmbël po qarkullon prej disa ditësh në rrjetet sociale, teksa ende nuk ka një konfirmim nga këngëtarja për këtë lajm të bukur.
Madje “Zona Vip”, raporton se këngëtarja e cila është në moshën 50-vjeçarje është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Këngëtarja në daljet e saj televizive është shprehur se dëshironte shumë që të kishte një fëmijë dhe se do të ishte i mirëpritur kurdo që të vinte.
“Dëshira ka qenë gjithmonë, sepse fundja, kush s’i do fëmijët. Kur të jetë e shkruar, kur të jetë kësmeti, e mirëpresim”, u shpreh Artiola Toska kohë më parë në një intervistë për programin “Në kurthin e Piter Pan”.
E duket se kjo kohë ka ardhur që familja Toska të lumturohet me një bebe.