Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Kam bërë shumë gabime në dashuri”, Blero flet për lidhjet e kaluara

Shkruar nga Newsbomb
“Kam bërë shumë gabime në dashuri”, Blero flet
Blero Muharremi

Këngëtari Blero Muharremi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “The Elite Way”, ku ka folur hapur për jetën e tij personale dhe përvojat e së kaluarës.

Gjatë intervistës, ai është përballur me pyetje rreth lidhjeve të mëparshme, përfshirë edhe nëse ka pasur ndonjë marrëdhënie që sot e konsideron gabim. Pa hezitim, ai u shpreh: “Po, shumë gabim bile".

Blero pranoi gjithashtu se vëmendja e vazhdueshme mediatike ndaj jetës së tij private ka qenë shpesh e lodhshme ndër vite, duke theksuar se çdo lidhje e tij është shndërruar në tituj lajmesh dhe objekt spekulimesh publike.

Megjithatë, ai u shpreh se aktualisht ndodhet në një fazë më të qetë të jetës, duke shtuar se ka nisur një kapitull të ri më të qëndrueshëm në aspektin emocional.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese