Debati për komentin e bërë ditë më parë nga Jozi për Rozana Radin është zhvendosur sërish në primen e kësaj të mërkure. Banorët brenda shtëpisë së Big Brother Vip e kanë përshkruar faljen e Jozit nga ana e këngëtares si “teatër”, pasi thonë se kjo “përplasje” mes tyre ka ardhur në kuadër të lojës.
Në dhomën e rrëfimit Rozana ka pohuar se është detyruar të falë Jozin për komentin e pahijshëm dhe se “falja është hyjnore”.
“Çfarë t’i bëja t’i ngrulja thikën në zemër? T’i thoja më bëre këtë gjë, ta groposja?”, tha këngëtarja ndër të tjera. Po të njëjtin qëndrim dhe po të njëjtën deklaratë Rozana bëri dhe gjatë mbrëmjes së sotme. Nëdërkohë, Jozi përpos faljes u shpreh se pas reagimit të këngëtares, këtë të fundit mund ta quajë “nënë, motër, teze, mund ta quajë çdo gjë”.
Jozi: Me të vërtetë që unë nuk jam ai Joz. Jam me fat që kisha një femër të tillë përballë në një situatë të tillë dhe e kam vlerësuar si jetën. Për mua aspak nuk ka qenë aktrim. Nuk e vlerësoj fare nga pjesa e Amberit, sidomos nga ana e Gertës që është aq ngjitëse, e cila nuk e besoi një falje të tillë. Por Rozana Radi e ka treguar veten. Femër me vlera.
Rozana: U detyrova ta falje pak më përpara seç duhej për të diskutuar me Jozin. Por më beso se isha më e rënduar seç duhet emocionalisht. Nuk e prisja që një djalë që është sa gjysma e moshës time të nxirrte një fjalë të tillë. Unë nuk i harroj ata që kam falur. Mendoj se duhet t’i japim çdokujt një shans, ashtu si çdokush na ka dhënë ne nga një shans, por pa e përsëritur një herë të dytë.
Jozi: Unë e ndjeva për ta bërë në ato momente. Presioni ishte shumë i madh. Isha e rënduar emocionalisht, por sot do të bëja të njëjtën gjë. Njerëzve dua t’i jap mundësi. Si përcillet te njerëz të dytë dhe të tretë që e kanë marrë për lojë nuk e di, por kjo është jeta ime.