Imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale të Katy Perry dhe Rihanna në Met Gala janë bërë virale në rrjetet sociale, ndonëse ato janë cilësuar si të rreme pasi asnjëra prej këngëtareve nuk ka qenë e pranishme në këtë event.
Lajmin e ka përgenjështruar vetë artistja Katy Perry, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka mohuar vërtetësinë e imazheve, pasi sipas saj ajo nuk e kishte të mundur që të shkonte në eventin e Met Gala duke qenë se ishte e zënë me punë.
"Nuk mund të shkoja në MET, duhej të punoja",- ka shkruar artistja Katy Perry në rrjetin social Instagram.
Imazhet e këngëtares Katy Perry, të krijuara nga Inteligjenca Artificiale janë bërë virale në rrjetin social X, duke marrë më shumë se 15 milionë shikime.
Në njërën nga fotot e postuara në rrjetin social X, artistja Perry shfaqet me nje fustan një fustan lulesh, të zbukuruara me detaje të myshkut. Ndërkohë që në imazhin tjetër, këngëtarja Perry shfaqet këtë herë e veshur me një fustan me korse floriri me parzmore në tapetin e kuq.
Në postimin e bërë nga Perry, fansat pohuan se në fakt ishin mashtruar nga fotot, pasi kishin menduar se ishte ajo. Më vonë, këngëtarja ndau gjithashtu një screenshot të një bisede me mamanë e saj, e cila gjithashtu ishte mashtruar nga imazhi i publikuar.
“Lol mam Inteligjenca Artificiale të kapi edhe ty, KUJDES!”,- tha artistja në një mesazh.
Një imazh i Rihanna-s i krijuar nga AI ka pasur gjithashtu miliona shikime në mediat sociale. Fotoja e tregon atë në tapetin e kuq e veshur me një fustan të qëndisur të kompletuar me faunë, zogj dhe një pjesë gjigante rrethore në pjesën e prapme të saj.
Sipas People, Rihanna nuk ka qenë e pranishme në këtë event, pasi është në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të virozave stinore.
Në fillim të natës qarkullonin foto të rreme të Dua Lipës, të cilat e shfaqnin atë me një fustan me korse jashtë dhe supe me thekë dhe hark. Disa orë më vonë, këngëtarja 28-vjeçare britaniko-shqiptare u shfaq më vonë në ngjarje me një veshje krejtësisht të ndryshme, një fustan tërësisht i zi me dantella me zinxhirë te pjesa e barkut, doreza rrjetë me pika dhe një boa masive me pupla të zeza në shpatullën e saj.
Ngjarja vjetore e bamirësisë tërheq personazhe të famshëm të listës A dhe kush është nga bota e modës dhe këtë vit Zendaya, Jennifer Lopez, Chris Hemsëorth dhe Bad Bunny iu bashkuan Anna Ëintour të Vogue si mikpritëse.
Ngjarja mbledh para për Muzeun Metropolitan të Artit dhe biletat thuhet se kushtojnë mbi 70,000 dollarë (56,000 £).
