Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ilnisa flet pas takimit me Meritonin: E kam “non-stop” në mendje, më la pa gjumë

Shkruar nga Newsbomb
Ilnisa flet pas takimit me Meritonin: E kam “non-stop” në
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi

Në show-n e mbrëmjes së djeshme, ish-banorja Ilnisa Agolli ka surprizuar, të dashurin e saj Meriton Mjekiqin pasi Big brother VIP i mundësoi një takim.

Pasi janë takuar ata kanë shpërthyer në lot nga emocionet.

“Ky rrugëtim na dha dhuratën më të bukur, na dha njëri-tjetrin. Por ky udhëtim do të të kthejë si fitues. Mos më hajde në shtëpi pa fitore”, - i tha Ilnisa në ato momente.

Ndërsa sot Ilnisa ka treguar se ndihet ende e emocionuar dhe se takimi me Meritonin e ka lënë gjithë natën pa gjumë.

“Të them të drejtën unë vazhdoj akoma edhe sot në mëngjes. Unë jam shumë e prekur që nga mbrëmë, ndoshta edhe nga kjo natyra ime që është kështu siç është dhe mua më pëlqen kështu siç është. Më ka bërë që ta përjetoj atë ndjesi që kalova kaq çuditshëm, sa e para më la pa gjumë, e dyta sot mezi ambientohem dhe e treta e kam non-stop në mendje. Pra, shkova për të motivuar Meritonin dhe e gjej veten duke më motivuar Meritoni mua.” – tregoi Ilnisa Agolli në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin.

Ajo shtoi se e vetmja gjë që do dëshiroja ishte të qëndroja pak më shumë me të, por këto janë kushtet dhe rrethanat.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese