Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Gati për një lidhje të re? Xhensila Myrtezaj e hapur: Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri

Shkruar nga Newsbomb
Gati për një lidhje të re? Xhensila Myrtezaj e hapur: Mos
Xhensila Myrtezaj

Edhe pse martesa nuk i shkoi shumë mirë. Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shprehur se beson në dashuri dhe se çdokush duket të ndihet i dashuruar.

E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, këngëtarja tha se për momentin nuk ka kohë, është e fokusuar tek fëmijët dhe se ka nevojë të qëndrojë pak vetëm pas një lidhje të gjatë.

Edhe pse tha se beson ende te dashuria, këngëtarja tha se tani nuk e ka hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje.

“Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time.

Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, u shpreh këngëtarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese