Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Fansat fajësojnë Jennifer Lopez për vdekjen e tik-tokerses Kyle Roth

Shkruar nga Newsbomb

Fansat fajësojnë Jennifer Lopez për vdekjen e tik-tokerses Kyle

Kyle Marisa Roth ishte një tik-tokerse e famshme në këtë rrjet, që njihej për komentet ndaj aktorëve dhe këngëtarëve të Hollivudit. Ajo humbi jetën e saj tragjikisht më 15 prill të këtij viti, ndonëse shkaku i saktë i saj i vdekjes nuk është sqaruar ende nga autoritetet vendase.

Megjithatë, fansat e saj në rrjetin e saj social Tik Tok, kanë hedhur akuza fajësimi drejt këngëtares së famshme Jennifer Lopez. Sipas tyre, ajo është përgjegjëse për bllokimin e llogarive të saj, për të shmangur komentet negative drejt profilit të këngëtares dhe kompanive që ajo zotëron.

Më parë, llogaria e Kyle Roth në TikTok u mbyll për shkak të goditjeve kundër çdo përmbajtjeje që përfshinte pamje nga filmi i Jennifer-it “The Greatest Love Story Never Told” .

Mbyllja e këtyre llogarive ndikoi në të ardhurat e saj. Kyle Marisa Roth informoi ndjekësit e saj se të ardhurat në Forbes i ishin reduktuar, të ndikuar nga masat e ndërrmarra kundrejt saj. Ndjekësit e Kyle pretendojnë se ajo nuk mund të përballonte trajtimin mjekësor që i nevojitej, bazuar në pretendimet e që tik-tokersja kishte thënë më herët.

"Narcizmi i JLo-së ndikoi vetëm në biznesin e saj ", " JLo më ka kushtuar më shumë se katër shifra të ardhurash vetëm për mars 2024 " dhe më e diskutueshme nga të gjitha: " Nëse unë vdes nga kanceri i zorrës së trashë, kjo është për të",- thuhej në deklaratat e Kyle Roth.

Pas vdekjes së Kyle, nëna e saj publikoi një deklaratë në lidhje me sfidat me të cilat u përball vajza e saj në rrjetet sociale, në të cilën evidenton toksicitetin dhe shpirtin e keq në këtë hapësirë që ndikuan që vajza e saj të ketë këtë fund tragjik.

" Mesazhi im si nëna e saj ka të bëjë me TikTok, toksicitetin, shpirtin e keq me të cilin është përballur Kyle, me të cilën janë përballur kaq shumë njerëz dhe përpiqen të merren me të për shkak të asaj hapësire toksike. Unë thjesht dua që njerëzit të jetojnë jetën e tyre me shkëlqimi i Kyle dhe shpirti dhe shpirti i saj i bukur ",- shkruan nëna e Kyle. 

Ndonëse, teoritë konspiracioniste për JLo, duket se do të vazhdojnë edhe për shumë gjatë  deri sa autoritetet të dalin me një version zyrtar mbi shkakun e vdekjes së saj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese