Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Evi Reçi dhe Kledi Hysa prindër për herë të parë, këngëtarja zbulon gjininë e bebit

Shkruar nga Newsbomb
Evi Reçi dhe Kledi Hysa prindër për herë të
Këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i Big Brother Vip, Kledi Hysa

Këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i Big Brother Vip, Kledi Hysa kanë njoftuar se do të bëhen prindër së shpejti. Në një intervistë për revistën “Living”, këngëtarja Evi Reçi ka konfirmuar lajmin e ëmbël, teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur në kopertinën e revistës.

Gjatë rrëfimit të saj, ajo ka bërë të ditur edhe gjininë e bebes që do të vijë në jetë pas pak muajsh, i cili do të jetë djalë, teksa shton se që në fillim ato kishin një parandjenjë që përgjigjja do ishte e tillë.

Evi Reçi dhe Kledi Hysa prindër për herë të
 

Gjininë nuk e kemi pasur fare temë kryesore. Por, parandjenja ishte që e kishim djalë. Kledin mund ta lije deri në lindje dhe nuk donte ta dinte gjininë, nuk e kishte aspak të rëndësishme, donte vetëm shëndetin e tij të plotë dhe nuk kishte preferenca. Unë, nga ana tjetër, i thashë një mikeshës sonë, e cila na ndihmoi me analizat, ta shikonte dhe të na sillte një tortë me ngjyrën e gjinisë së bebit. Nuk bëra asnjë festë madhështore për “gender reveal”. Ajo thjesht më solli tortën, ne e hapëm dhe zbuluam ngjyrën blu. U gëzova shumë, se e doja një çun, nuk e di pse, ndoshta prej natyrës sime. Kledi duke qeshur tha vetëm këtë: “Tani po që do më lini mënjanë, se çunat bëjnë pas mamit, të ishte gocë do ta kisha për vete’’,- është shprehur këngëtarja Evi Reçi.

Evi Reçi dhe Kledi Hysa prindër për herë të
 

Artistja Evi Reçi dhe ish-banori i Big Brother Vip, Kledi Hysa e filluan lidhjen e tyre në 2022, pak pasi ish-banori doli nga formati televiziv.

Nga atëherë, dyshja janë përfolur vazhdimisht, dhe në media madje ishte aluduar që këngëtarja ishte shtatzënë, por nuk rezultoi e tillë në atë kohë. Ndërsa duket se pritja për lajme të ëmbëla nga çifti kanë ardhur në fund, pasi ato kanë njoftuar se do të jenë së shpejti prindërit e një djali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese