Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Elsa Lila në një tjetër rrugë, pas suksesit në muzikë, së shpejti me një libër

Shkruar nga Newsbomb
Elsa Lila në një tjetër rrugë, pas suksesit në
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila duket se ka vendosur që të eksplorojë rrugë të reja krahas këngës. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm që ajo ka patur në fushën e muzikës dhe të këngës përgjatë viteve, Elsa do të vijë pranë publikut këtë radhë ndryshe nga herët e tjera, me një libër të sajin.

Lajmin e ka bërë të ditur botuesja shqiptare, Arlinda Dudaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.

Krahas një fotoje me aritsten Elsa Lila, Dudaj shkruan se së shpejti fjalët e këngës së Lilës do të shkrihen në një libër të bukur dhe të vërtetë.

Diçka e bukur po vjen…fjalë zemre, si fjalë kënge. Tashmë në një libër të bukur e të vërtetë”,- shkruan Dudaj në rrjetin social Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arlinda (@arlindadudaj)

Ndonëse ajo, nuk ka bërë të ditur më shumë detaje apo se cilit zhanër do t’i përkasë ky libër, por duke njohur këngëtaren tonë, mund të themi se është e sigurtë që ai do të premtojë shumë.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër, vecse të presim që libri të shohë dritën e botimit, dhe do të jetë lexuesi ai që do të japë përshtypjet dhe vlerësimin për këtë krijim të ri të saj. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese