Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

E lumtur në krah të Taika, Rita Ora: Martesa më ndryshoi jetën

Shkruar nga Newsbomb
E lumtur në krah të Taika, Rita Ora: Martesa më ndryshoi
Këngëtarja, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka rrëfyer se martesa me regjisorin dhe aktorin e njohur nga Zelanda e Re, Taika Waititi i ka ndryshuar përgjithmonë pikëpamjen e saj për jetën.

Në një intervistë për revistën prestigjoze “Marie Claire Spain”, Rita shprehet se martesa ishte ajo që i dha mësimin më të madh, duke e bërë atë që të ndalonte përpjekjet e lodhshme për t’u bërë përshtypje njerëzve.

Kam ndalur përpjekjet për t’u bërë përshtypje njerëzve. Dhe do të doja ta kisha bërë këtë përpara se të martohesha, sepse nuk ka asnjë ndryshim.

Duhet ta jetoni jetën tuaj vetëm për veten tuaj dhe, e dini, kur isha në të njëzetat, gjithmonë mendoja se të gjithë e bënin këtë.

Dhe po bëja çmos për t’i bërë përshtypje të gjithëve. Dhe me të vërtetë është e lodhshme.  Unë mendoj se në jetë duhet të jesh i lumtur me veten, por duhet të bësh ndryshimin. Nëse nuk ju pëlqen diçka, ju duhet ta merrni atë vendim për veten tuaj, jo për njerëzit e tjerë”,- shprehej këngëtarja e njohur, Rita Ora në intervistë.

E lumtur në krah të Taika, Rita Ora: Martesa më ndryshoi
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese