Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa e “përjetësuar” në statujën prej dylli në Stamboll

Shkruar nga Newsbomb

Dua Lipa e “përjetësuar” në statujën prej dylli

Këngatarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është përjetësuar në një statujë dylli në Stamboll të Turqisë. Statuja e saj u ekspozua në sallat e muzeut “Madam Tuso”, në qytetin e Stambollit.

Ylli i muzikës Pop është përjetësuar në këtë statujë me një nga veshjet, e bujshme të saj më të cilën u shfaq në turneun për promovimin e albumit “Future Nostalgia” para dy vitesh.

Ndërsa mësohet se për punimin e statujës së yllit të popit u desh 1 vit, statuja e saj ka ngjallur një vëmmendje të jashtzakonshme tek vizitorët pasi ajo ka një përafrim shumë afër profilin orgjinal të këngëtares.

Sipas ekspozitorëve të krijimit, leja për të ndërtuar statujën prej dylli është marrë nga ekipi i artistes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që shtojmë se artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka edhe statuja të tjera kushtuar profilit të saj, në muzetë “Madam Tuso”, si në Nju Jork, Londër dhe Amsterdam.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese