Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Çdo çift dëshiron të realizohet, por janë punët e Zotit”, Artjola Toska flet për lajmin e rremë të shtatzënisë

Shkruar nga Newsbomb
“Çdo çift dëshiron të realizohet, por janë
Këngëtarja Artjola Toska

Këngëtarja Artjola Toska edhe një herë për emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur për lajmet që qarkulluan në media, ku thuhej se ishte në pritje të ëmbël.

Këngëtarja tha se fillimisht e kishte marrë me shaka, por që më pas kishin nisur që familjarë, por edhe miqtë ta uronin.

Ajo u shpreh se këto lajme të rrema bëhet të bezdisura, teksa tha se çdo çift dëshiron të realizohet, por “që janë punët e Zotit”.

“Lajmin e prita e habitur. Nuk ka çift që nuk do të realizohet. Ata janë punët e Zotit asnjë nuk i di. Në fillim nuk i vura rëndësi shumë, e mora me shaka, thash do harrohet...kushedi si qarkullojnë lajmet. Sajesa si përherë, nuk jap as intervista që t’i jap material këtyre portaleve, apo ku di unë se kush i sajon, por që sigurisht të shqetëson nga telefonatat e familjarëve, të miqve.

Ata kanë qenë me urime, janë kënaqur, janë gëzuar, por vetë pastaj fillon e bëhet e bezdismë. Po duan e ata lajme të hanë e të ushqehen.

Nuk do marr hap ligjor, por doja t’i lajmëroja miqtë dhe fansat, që më merrnin në telefon. Duhet t’u tregoja që ato lajme nuk ishin të vërteta”, tha ajo ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese