Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha ka deklaruar se do vizitojë së shpejti Shqipërinë. Sipas mediave kosovare, ajo do të shkojë në qytetin e lindjes së prindërve të saj, në Dibër, ku do të jetë e pranishme në një gëzim familjar, një rast synetie që ka kurshëriri i saj.
“Po, do të shkojmë në Dibër. Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti për dy-tre ditë”, është shprehur Bebe Rexha.
Artistja, Bebe Rexha ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, pasi do të performojë për herë të parë në Kosovë në festivalin “Sunny Hill 2024”, një ngjarje që ka mbledhur artistë të njohur nga mbarë bota.
Ajo premton një performancë të paharrueshme, të mbushur me surpriza dhe momente të veçanta që reflektojnë kulturën shqiptare.
“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.
