Ndoshta keni dëgjuar të paktën një herë të thonë se “vërtet komunizmi kishte 1 mijë të zeza, por fuqia ushtarake e Shqipërisë ishte..e madhe”. Ndoshta këtu ka diçka të vërtetë. Fuqia ushtarake e Shqipërisë sot, vend anëtar i NATO, është qesharake në krahasim me vendet e rajonit dhe botës.
Sipas një renditje prej 126 shtetesh në botë, Shqipëria zë vendin e 100-të për nga fuqia ushtarake, duke u renditur përkrah shtetesh si Çadi, Zimbabve, Uganda, që janë “më të fortë” se ne dhe Sudani, Afganistani e Gana të cilat renditen fill pas nesh.
Vendin e parë për nga fuqia ushtarake e zë Shtetet e Bashkaura të Amerikës e ndjekur nga Rusia, Kina dhe në vend të katërt, India. Dy shtetet europiane të cilat gjenden në top 10, janë Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, në vend të 5-të dhe të 6-të ndërsa Gjermania zë vendin e 8-ë në botë.
Sipas “Globalpower” e cila ka përdorur të dhëna nga CIA.gov, CIA World Factbook dhe Wikipedia.com për të ndërtuar listën, Shqipëria disponon fuqinë ushtarake si më poshtë:
KAPACITETI NJERËZOR
Popullsia: 3,020,209
Fuqia puntore në dispozicion: 1,511,327
Të aftë për shërbim: 1,283,094
Aktiv: 14,500
Rezervë: 5,000
FUQIA TOKËSORE
Tanke: 0
Automjete të blinduara luftimi (AFV): 700
Armë vetëlëvizëse (SPG): 0
Artileri e rimorkiuar: 0
Sisteme lëshimi raketash të shumëfishta (MLRS): 0
FUQIA AJRORE
Mjete fluturuese: 21
Luftëtarë / interceptorë: 0
Bombardues: 0
Transporti: 21
Avionë trajnimi: 0
Helikopterë: 21
Helikopterë luftarak: 0
FUQIA DETARE
Aeroplan mbajtëse: 0
Fregata: 0
Shkatërrues: 0
Korveta: 0
Nëndetëse: 0
Anije të mbrojtjes bregdetare: 27
Mina detare: 2
RESURSET:
Prodhimi i naftës: 23,930 fuçi/ditë
Konsumi i naftës: 38,400 fuçi/ditë
Rezerva të faktuara: 172,400,000 fuçi nafte
LOGJISTIKA
Forca punëtore: 1,098,000
Porte dhe terminale: 4
Mbulimi me rrugë: 18,000 km
Mbulimi me shina: 339 km
Aeroporte të përdorshme: 4
FINANCAT
Buxheti i ushtrisë: 110,000,000 dollarë
Borxhi i jashtëm: 3,213,000,000 dollarë
/Newsbomb.al
