Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Rita Ora, e ftuara speciale në Eurovision 2023, do të këndojë hitet e saj më të famshme

Shkruar nga Newsbomb
Rita Ora, e ftuara speciale në Eurovision 2023, do të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të këndojë disa nga hitet e saj më të njohura, si një nga artistet e ftuara në gjysmëfinalen e Eurovizionit, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Krahas yllit të muzikës Pop, në Eurovizion do të këndojnë edhe këngëtarë të tjerë.  Artstja Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool.

Duke folur për Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpoolit dhe Ukrainës përmes muzikës”. Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.

Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.

Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi Mbretëria e Bashkuar po e organizon këtë vit Eurovisionin në emër të Ukrainës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese