Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zemra e tij nuk duroi, ndërron jetë shoferi i ambulancës që transportoi të rinjtë në spitalet e Maqedonisë

Shkruar nga Newsbomb
Zemra e tij nuk duroi, ndërron jetë shoferi i ambulancës që
Ile Gocevski

Një tjetër humbje është shënuar në Maqedoninë e Veriut, 24 orë pas tragjedisë së mëngjesit të së dielës ku 59 të rinj humbën jetën pasi zjarri përfshiu ambientet e diskotekës “Plus”.

Mediat vendase bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm ka humbur jetën shoferi i ndihmës së shpejtë, shtetasi Ile Gocevski.

Përgjatë gjithë natës së kaluar ai ishte në gatishmëri duke transportuar nga diskoteka në spital të plagosurit.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.  Papritur zjarri përfshiu diskotekën ku ndodheshin 1500 të rinj.  Për shkak të zjarrit u plagosën 155 persona dhe humbën jetën 59 të tjerë.

Sipas dëshmitarëve okularë,  diskoteka kishte vetëm një dalje, e cila ishte tepër e vogël duke i penguar daljen e njerëzve, ndërkohë që zjarri u përhap me shpejtësi të frikshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese