Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Takimi me politikanin serb në Veri, ministri Vitia dhe Arsenjeviç mbajnë qëndrime të kundërta

Shkruar nga Newsbomb
Takimi me politikanin serb në Veri, ministri Vitia dhe Arsenjeviç
Vitia ne kafe me politikanin serb ne Veri

Pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë, për një takim mes ministrit Arben Vitia dhe politikanit serb Aleksandar Arsenjeviç në veri të vendit, kanë trazuar politikën atje. Dyshimet janë shtuar dhe më tepër pasi të dy politikanët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.

Të dy protagonistët në video, kanë dhënë versione të ndryshme se si kanë përfunduar në kafene bashkë e për çfarë kanë folur. Ata thonë se takimi ka ndodhur vitin e kaluar, në tetor apo nëntor.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se ka qenë i ulur në kafene kur Arsenjeviç ka shkuar dhe i është ulur në tavolinë. Ai ka pohuar se asnjëherë nuk ka pasur një takim privat me politikanin serb, por në prani kanë qenë dhe persona të tjerë.  

"Në fund të tetorit të vitit të kaluar…Aty ka ardh unë se kam njoftë, veç ka ardh është prezantu e pas atij prezantimi në njërën nga këto organizimet nga ambasadat kur ka qenë ai ka ardhë edhe më ka përshëndetë", është shprehur Arben Vitia.

Ndërkohë, Aleksandar Arsenjeviç ka thënë se ministri Arben Vitia ka qenë ai që i ka kërkuar të ulen dhe të bisedojnë pasi kanë njohje të mëhershme. Pra, një deklaratë krejt e kundërt nga ajo e ministrit të Shëndetësisë të Kosovës.

“Aty kanë qenë së paku edhe dy veta të tjerë ku kemi qenë afër mamogramit mobil dhe jam ulë në kafe qaty ka ardhë edhe u ulë me mua dhe kemi bisedu qato tema që i thash", është shprehur politikani serb për "Betimin për Drejtësi".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese