Përgjatë ditëve të fundit Greqia është goditur nga moti i keq me stuhi e reshje të dendura shiu. Sipas mediave vendase mësohet së së fundmi, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, me kërkesë të kryetarëve të bashkive ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Rodos dhe Lemons.
Νύχτα κόλαση στη #Ροδο
— Εποχικοί Πυροσβέστες (@epoxpyrosvestes) December 1, 2024
Μεταβαίνουν με έκτακτη πτήση στο νησί δυνάμεις της #ΕΜΑΚ και της #ΕΜΟΔΕ
Εκατοντάδες κλήσεις για εγκλωβισμένους ομως το προσωπικό δεν επαρκεί. Την ίδια στιγμή οι Εποχικοί Πυροσβέστες του νησιού άνεργοι.#πλημμύρες #κακοκαιρια_Bora #Ροδος pic.twitter.com/0FcTDxcqeq
Përsa i përket Rodosit, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë, Alexandros Koliadis, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vasilios Papageorgiou, është shpallur zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme mesditën e së hënës. Kujtohet se të shtunën ishulli i Rodosit përjetoi fenomenin më të madh të përmbytjeve në historinë e tij.
Lidhur me Lemnosin, Rajoni i Egjeut të Veriut bëri të ditur se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Myrina, Atsiki dhe Nea Koutali të Bashkisë Lemnos, sot është ngritur Komisioni për Regjistrimin e Dëmtimeve të Biznesit për këto Njësi Bashkiake të prekura nga fatkeqësia natyrore. Puna e Komisionit ishte caktuar të fillonte nesër, më 3 dhjetor. Guvernatori i rajonit, Kostas Moutzouris, ndodhet prej ditës së djeshme në Lemnos, ndërsa sot ishulli do të vizitohet nga zyrtarët e Ministrisë e Ndryshimeve Klimatike.
Sipas deklaratave të guvernatorit rajonal të Egjeut Jugor , Giorgos Hatzimarkos, banorët e Rodosit kanë kaluar të shtunën një natë shumë të vështirë.
"Rodosi u testua shumë . U desh të kryheshin dhjetëra operacione shpëtimi, në kushte veçanërisht të vështira që çuan edhe në nevojën për operacione shpëtimi për burrat që vepronin. Ishulli u përforcua me forca që mbërritën nga Athina me një fluturim special dhe që nga agimi është dërguar një mesazh 112 që ndalon çdo lëvizje. Kujdes, shtetrrethimi është në fuqi për 24 orë. Regjistrimi i dëmeve nuk do të fillojë derisa të përfundojë fenomeni, për të cilin Shërbimi Meteorologjik jep sërish sot të dielën.
Dëme të shumta ka në rrjetin rrugor si dhe në banesa dhe biznese. Deri më tani nuk ka raportim për person të zhdukur dhe zona që ka marrë goditjen më të madhe, Ialyssos, po monitorohet nga EMAK. E përsërisim, një ndalim universal i udhëtimit është në fuqi”, kishte thënë të shtunën guvernatori i rajonit.
Απίστευτα πράγματα. Τι θα φανερωθει με το πρώτο φως της ημέρας.#Ρόδος #Κακοκαιρία_BORA #πλημμύρες #κακοκαιρία pic.twitter.com/PpxmCnAKca
— Εποχικοί Πυροσβέστες (@epoxpyrosvestes) December 1, 2024