
Familjarët e të plagosurve nga zjarri tragjik që përfshiu mëngjesin e kësaj të diele klubin e natës në Maqedoninë e Veriut janë duke pritur jashtë ambienteve të spitalit në Koçan.
Newsbomb.al ka arritur të sigurojë pamje nga jashtë ambienteve të spitalit ku familjarët e të rinjve me “zemrën në duar” luten për shërimin e fëmijëve të tyre.
Ndërkohë, në një tjetër video një autoambulancë niset me shpejtësi për të transportuar një prej të plagosurve në një tjetër spital, me qëllim për të marrë ndihmë më të specializuar.
Sakaq, theksojmë se mbrëmjen e sotme kryeministri Hristijan Mickovski mbajti një konferencë për mediat ku dhe tha se diskoteka e cila u përfshi nga flakët ku fatkeqësisht si pasojë humbën jetën 59 të rinj, ndërkohë 155 të tjerë janë të plagosur, ka punuar me licencë të falsifikuar.
Ai u shpreh më tej se shteti i RMV nuk do të ketë mëshirë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë fajtorët.
“Nuk do kemi mëshirë. Do këtë përgjegjësi me emër e mbiemër. Me një operacion të institucioneve me precizitet kirurgjik dhe pa mëshirë”, tha kryeministri.