Hapësire reklamuese

Rajoni

Njerëzit paralajmërojnë protestë për tragjedinë e zjarrit në Koçan: Është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura

Shkruar nga Newsbomb
Njerëzit paralajmërojnë protestë për tragjedinë e
Pulse Club, ku humbën jetën të rinjtë

Një protestë është paralajmëruar ditën e sotme, në lidhje me shpërthimin e diskotekës në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 prej tyre mbetën të plagosur.

Sipas mediave maqedonase, në “Facebook” media Zëri i Koçanit kanë postuar njoftimin e protestës, e cila do të mbahet në orën 13:00 tek parku i qytetit.

“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, njoftojnë ata.

Gjithashtu, Maqedonia e Veriut ka shpallur 7 ditë zie për viktimat, ndërkohë që ditën e sotme flamujt janë ulur në gjysmë shtize.

Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit e së dielës, ku 59 të rinj humbën jetën dhe mbi 155 mbetën të lënduar si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate ku ndodheshin mbi 1500 persona duke festuar.

Sipas raportimeve, viktimat janë të moshave 15-25 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Pulse”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese