Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ministri maqedonas ia bën “ters” Shqipërisë: S’do të bëheni kurrë anëtare e Bashkimit Europian

Shkruar nga Newsbomb
Ministri maqedonas ia bën “ters” Shqipërisë:
Aleksandar Nikoloski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski ka folur në lidhje me procesin integrues të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Ai për “Channel 5” tha se Maqedonia e Veriut do t'i bashkohet Shqipërisë në një paketë në rrugën drejt BE-së.

Po ashtu Nikoloski tha se është i bindur se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së.

“Fillimisht thashë se do të bashkonin Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje mes Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje edhe qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë.

Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne iu bashkuam Shqipërisë. Tani unë deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian”, tha Nikoloski.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese