Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova i kthen “reston” Serbisë, i refuzon kërkesën për vizitën e ministrit të Aleksandër Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb
Kosova i kthen “reston” Serbisë, i refuzon kërkesën
Flamujt Kosove-Serbi

Kosova i ka kthyer “reston” Serbisë duke refuzuar kështu kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiç.

Ky lajm është bërë me dije për mediat kosovare nga vetë Zyra për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Qëndresa Fazliu ka thënë se ky vendim është marrë nga pala kosovare pas veprimeve të përsëritura të qeverisë së Serbisë për të refuzuar vizitat zyrtarë të zyrtarëve të lartë të Kosovës.

“Ky vendim vjen pas veprimeve të Qeverisë së Serbisë për refuzimin e lejimit të vizitave të shumicës së përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht të vizitave që synohen të kryhen në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, qëndrim ky që është ashpërsuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare", tha Fazliu.

Më herët u bë me dije se pala serbe kishte refuzuar kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të zhvilluar një vizitë dy ditore në komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese