Hapësire reklamuese

Rajoni

"Asnjë përgjigje deri më tani", dita e fundit e DEKLARATAVE PËRMBYLLËSE në Hagë, mbrojtja e Thaçit kritikon Prokurorinë: Nuk është gjetur asnjë provë ndaj ish-presidentit

Shkruar nga Newsbomb
"Asnjë përgjigje deri më tani", dita e fundit e
Hashim Thaçi

Në seancën gjyqësore ku ish-krerët e UÇK-së priten të japin fjalën e tyre përfundimtare, mbrojtja e Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka nënvizuar se ndaj ish-presidentit nuk ka asnjë provë që të vërtetojë akuzat e ngritura ndaj tij.

Në fjalën e tij, Mishetiq theksoi se deri më tani nuk ekziston asnjë dëshmi që Thaçi të ketë qenë pjesë e një “qëllimi të përbashkët kriminal” ose të ketë patur rol në përgatitjen dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.

“Nuk ka asnjë raport për Thaçin. Ju thamë që s’ka prova që Thaçi kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave. ZPS nuk ka ofruar asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se si anëtarët e NPK-së pretendojnë se është transmetuar qëllimi i përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK-ja ka pasur një zinxhir komandues funksional. Ju thamë gjithashtu se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së është që Hashim Thaçi nuk dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime lufte apo politikë që shënjestronte të ashtuquajtur kundërshtarë. ZPS nuk kishte argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore, pra ato nuk kishin përgjigje”, tha Misheqit në seancën e sotme gjyqësore e cila po vijon të zhvillohet.

Më tej avokati theksoi se mbrojtjet e ish-krerëve nuk kanë asnjë shqetësim lidhur me vlerësimin e provave nga ana e trupit gjykues dhe se është e bindur që ato do të merren parasysh.

“Mbrojtja e di që do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, por të atyre. Duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin. Ata dështuan të gjenin prova”, tha Mishetiq.

Avokati gjithashtu kritikoi ashpër qasjen e Prokurorisë, të cilën e cilësoi të pambështetur në prova konkrete.

“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, tha ai.

Ai ka theksuar se ndonëse ZPS kishte dhe 45 minuta në dispozicion, por ata nuk kishin kundërargumente për deklarata e mbrotjtes.

“ZPS të hënën nuk kishte kundërpërgjigje apo argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore. Ata nuk kishin përgjigje. Nuk është që nuk kishin kohë për t’i trajtuar pikat e rëndësishme; ata kishin akoma 45 minuta në dispozicion kur përfunduan edhe kundërargumentet e tyre, por nuk e bënë këtë. Nuk kishin përgjigje. Dhe duke qenë se pas kësaj ata nuk ishin në gjendje të paraqesin argumente thelbësore mbrojtëse, ZPS e di përfundimin se kundërpërgjigjet e tyre të hënën, duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, ju dhe gjykatësit. Në të kundërtën, e di që ju do të bëni punën tuaj dhe do të pranoni konsensusin, pra pranimin që provat që keni ju, kemi përshkruar para jush. Në fakt është prokuroria që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e tyre; ata duan që ju të gjeni prova të cilat ata nuk arritën t’i gjenin”, u shpreh Mishetiq.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese