Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Pse vajzat e bukura lidhen me “djem të këqinj”? Ja si përgjigjet Miss-i Drita Ziri

Shkruar nga Newsbomb

Bukuroshja Drita Ziri, shqiptarja e parë që fitoi Miss Earth dhe çdo konkurs të madh bukurie ndërkombëtar ka marrë vemendjen e mediave në vend dhe jo vetëm.

E ftuar në një nga mediat shqiptare, bukuroshja shqiptare është pyetur edhe për “princin” e kaltër tani që ajo është një "princeshë me kurorë".

Duke u nisur nga lajmet e fundit, ku kryesisht modelet dhe vajzat e bukura janë në lidhje dhe marrëdhënie me personalitete nga bota e krimit ajo u pyet a do pranonte një lidhje të tillë.

Nëse do të dashurohej ndonjëherë me dikë, a do ta pranonte nëse ai ishte dikush nga bota e krimit? – kështu u pyet Miss Earth 2023, Drita Ziri.

Ajo deklaroi se personaliteti i saj nuk ja lejon këtë gjë.

“Duke ditur vlerat e mia dhe sa unë e respektoj veten time besoj se personaliteti im nuk do ma lejonte. Unë kam patur pranë vetes gjithmonë njerëz shumë të matur, kam një baba të mrekullueshëm që është gjithmonë para meje si mburoj.”

Më pas Drita shtoi se nuk do e lejojë që emri i saj të përmendet për këtë lloj arsye.

“Nuk do ja lejoja vetes që emri im të përmendej për ato lloji arsyesh. Unë jam rrethuar nga njerëz që më duan, të ditur, të matur që më respektojnë dhe do vazhdoj të jem pjesë e atij rrethi”

Ndër të tjera Drita Ziri tha se nuk e ka mendjen tek “princi”, pasi në këto momente është e fokusuar tek suksesi i saj dhe do punojë që të rritete më shumë profesionalisht.

Miss Earth, Drita Ziri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese