Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PPE injoron PD-në e Berishës, asnjë delegat i ftuar në Kongresin e Roterdamit (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb

Asnjë delegat nga Partia Demokratike e Shqipërisë nuk është ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që do të mbahet në Roterdam.

PD-ja e Shqipërisë është e vetmja parti që nuk ka asnjë të ftuar në këtë eveniment të rëndësishëm për partitë e djathta europiane, ku pritet të votohet edhe për presidentin e ardhshëm të PPE-së.

Ndërkohë që nga vende si Serbia dhe Maqedonia e Veriut ka përkatësisht nga katër delegatë me të drejtë vote, nga Partia Demokratike e Shqipërisë ka zero, siç mund të shihet edhe në foton më poshtë.

Eurodeputeti Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU, në një intervistë për DË do të deklaronte disa ditë më parë se nuk mbështet një parti që sheh nga e shkuara, referuar rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së.

I pyetur për të njëjtën temë, Eurodeputeti David McAllister tha gjatë vizitës në Shqipëri se çështja e rikthimit të Berishës në krye të PD-së do të diskutohet në takimin e Roterdamit.

Kujtojmë se ansnjë politikan europian nga partitë simotra të PD-së nuk kanë uruar zgjedhjen e Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Kompozimi i Kongresit të PPE by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese