Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Pronarë të tokave në Zvërnec janë grekë!” Mediat e huaja nuk i ndahen Ramës: Është i bllokuar! Fredi Beleri iu del në krah dhe ankohet në Europë

Shkruar nga Newsbomb
“Pronarë të tokave në Zvërnec janë
Edi Rama, Zvërneci e Fredi Beleri

Media greke Protothema.gr shkruan se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është zënë ngushtë nga protestat e zhvilluara  së fundmi në Shqipëri dhe shpesh është shprehur se Greqia është xheloze për investimet amerikane.

Duke kujtuar momentin e takimit të kryeministrit Rama me vajzën e Donald Trump , protothema. Gr raporton se që në 2024 ishte e qartë që Shqipëria do të prekej nga investimet amerikane.

“Kur Edi Rama mirëpriti Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Tiranë në vitin 2024, ai u sigurua që të reklamonte siç duhet si darkën që ata hëngrën ashtu edhe planet e çiftit për një investim të madh turistik me dy shtylla: njëra në ishullin e pabanuar të Sazanit, i cili mban shenjat e së kaluarës së tij kur ishte një bazë ushtarake nën Hoxhën, dhe e dyta në rajonin Vjosa-Narta, një nga habitatet bregdetare më të rëndësishme në Evropë” e nis artikullin e saj protothema.gr

Ajo që bie më në sy gjatë këtij artikulli është fakti që pronarët e tokave në Zvërnec, sipas protothema.gr janë një shumicë greke.

“Shumica e tyre, në fakt, janë anëtarë të pakicës kombëtare greke që kishin humbur pronat e tyre kur regjimi komunist hoqi pronën private” shkruhet më tej në artikull.

Po ashtu, gjatë artikullit të shkruar nga mediat greke bie në sy dhe deklaratat e dhëna nga eurodeputeti Fredi Beleri i cili thuhet se i për çështjen në fjalë i është drejtuar Komisionit Europian.

Drejtuar Europës, Beleri është shprehur se nuk u janë kthyer pronarëve të tyre ligjorë dhe po shkelen, ai shton se incidentet ngrenë pyetje serioze në lidhje me respektimin e lirive themelore, të drejtave të pronës dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare të njohura në një vend që është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Incidentet në Zvërnec, të cilat ishin arsyeja që çështja e investimeve të merrte publicitet të gjerë, nxitën një pyetje nga eurodeputeti i ND-së, Fredi Beleri, drejtuar Komisionit Evropian. Pasi theksoi se gjithçka ndodhi në toka që ishin konfiskuar në mënyrë të paligjshme, nuk u janë kthyer pronarëve të tyre ligjorë dhe po shkelen, ai shton se incidentet ngrenë pyetje serioze në lidhje me respektimin e lirive themelore, të drejtave të pronës dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare të njohura në një vend që është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian” shkruan protothema.gr

Ashtu siç ka bërë me dije dhe vetë kryeministri SPAK, çështja e pronësisë në Zvërnec po shqyrtohet nga drejtësia, dhe nëse banorët që pretendojnë se janë pronarë të tokave fitojnë drejtësi, kreu i qeverisë ka theksuar se ata do të shpërblehen për çdo centimetër që do të përdoret për investim.

“Pas incidenteve të së shtunës së kaluar që bënë xhiron e botës, veçanërisht imazhet me protestuesin grek që zvarritej përtokë nga anëtarët e një kompanie sigurie, SPAK, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë, po heton ankesat dhe ka nisur tashmë një hetim penal se si është transferuar toka, nga vijnë fondet e përdorura për të blerë tokën, ndërsa bllokohen punimet” thuhet më tej në artikullin e medias greke.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese