Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Banori i Zvërnecit përplaset ashpër me Ramën: Fajin për tjetërsimin e pronave e ka shteti dhe ai duhet ta zgjidhë

Shkruar nga Newsbomb
Banori i Zvërnecit përplaset ashpër me Ramën: Fajin për
Rama dhe banori

Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një takim me banorët e Zvërnecit, lidhur me investimin që pritet të realizohet në këtë zonë.

Gjatë takimit nuk munguan debatet, teksa një prej banorëve u përplas me kreun e qeverisë për çështjen e pronave dhe përgjegjësinë e shtetit në procesin e tjetërsimit të tyre.

Banori akuzoi institucionet shtetërore se nuk kanë respektuar ligjin dhe se përgjegjësia për problemet e pronësisë bie mbi shtetin.

Ndërsa Rama iu përgjigj se marrëdhëniet juridike dhe të pronësisë bazohen mbi dokumentacionin ligjor dhe se konfliktet për pronën zgjidhen në rrugë ligjore.

Debati:

Banori: Besoj se jeni në dijeni, se është një problem pak kompleks, këtu është problemi. Fajin e ka shteti që nuk e respekton atë ligj.

Rama: Jo se ti nuk ke të drejtë, por unë kam ardhur këtu që të përgjigjem dhe, nëse do të më kishit zgjedhur më parë, por unë përgjigjem vetëm për pas vitit 2013.

Banori: Po për atë tjetrën? Kush do ta paguajë?

Rama: Atë tjetrën më thuaj si zgjidhet.

Banori: Ai e shiti dhe ky tjetri e bleu, por si e bleu?

Rama: Me mirëbesim.

Banori: Si me mirëbesim? Se unë kur shkoj e blej një shtëpi, shoh edhe nëse nuk ka paguar dritat. Po ai si e bleu kur e dinte se ka probleme me pronësinë dhe është e grabitur? Ai duhet të paguajë.

Rama: Ta shpjegoj unë. Marrëdhëniet juridike dhe të pronësisë bazohen në letra. E marrim se ti ke një shtëpi me letra dhe vëllezërit e tu të kanë hedhur në gjyq, dhe ata thonë që të ka bërë babai lanet…

Banori: Nuk ka lidhje, problemin dua që të ma zgjidhë shteti, është faji i tij.

Rama: Po nuk e ke në kadastër.

Banori: Ta sjell unë! Kam që në 2006 që bredh në gjykata, por atë zgjidhje duhet ta bëjë shteti me AMTP. Kjo është grabitje.

Rama: Po, s’po të them që nuk është grabitje. Në 2006 ti ke një titull pronësie, problemi është se ne nuk e kemi me Kushtetutën… Po më lër të flas, se nuk bëhet ky muhabet kështu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese