Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protesta në Tiranë, PD fton anëtarët e saj të bëhen pjesë e mitingut të sotëm: Mblidhemi te...

Shkruar nga Newsbomb
Protesta në Tiranë, PD fton anëtarët e saj të
Ftesa per protestën

Protestat kundër projektit të Zvërnecit në Tiranë kanë hyrë në ditën e tetë, ku bëhet thirrje për largimin e qeverisë dhe kundërshtimin e politikave të saj, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Deri më tani, disa përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, përfshirë kryetarin Sali Berisha dhe sekretarin e përgjithshëm, i kanë cilësuar protestat si të financuara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe nga fondacioni Soros.

Por duket se sot demokratët kanë reflektuar, pasi pritet t’u bashkohen protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një mesazh në mbështetje të protestës po qarkullon në grupet e komunikimit të demokratëve, ku bëhet thirrje për pjesëmarrje masive.

Në mesazh theksohet se kjo protestë duhet të ketë pjesëmarrje të madhe deri në arritjen e qëllimeve të shpallura. Pritet që demokratët të mblidhen te “Piramida” dhe më pas t’u bashkohen protestuesve të tjerë.

Protesta në Tiranë, PD fton anëtarët e saj të
Nesazhi drejtuar demokratëve

Gjithashtu, pritet të shihet edhe reagimi i organizatorëve të protestës, të cilët deri më tani kanë bërë thirrje që politika t’i qëndrojë larg kësaj proteste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese