Turqia ka hedhur poshtë pretendimet se prezenca e saj ushtarake në Shqipëri rrezikohet nga marrëveshjet e reja të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Romës, duke insistuar që roli i saj në bazën detare të Pashalimanit mbetet esenciale dhe do të vazhdojë pa ndërprerje, raporton Newsbomb.al.
Në një letër drejtuar parlamentit këtë muaj, ministri i Mbrojtjes së Turqisë Yasar Guler tha se Shqipëria nuk ka bërë ndonjë kërkesë zyrtare për mbarimin e prezencës së Turqisë në bazën e Pashalimanit dhe Ankaraja nuk ka ndërmend të tërheqë praninë e saj nga baza.
“Pretendimet në këtë drejtim janë të pabaza” thotë ministri në përgjigje të spekulimeve që prezenca e Turqisë mund të jetë e rriskuar në dritën e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Italisë në modernizimin dhe zhvillimin e portit.

Me një rëndësi të madhe historike që nga vendosja e bazës së nëndetëseve të ish bashkimit Sovjetik në vitet ’50, Pashalimani u mor në dorëzim nga Shqipëria pas ndarjes me Moskën në ’61 dhe tani shërben si një bazë detare për ushtrinë detare shqiptare, me Turqinë që luan një rol të rëndësishëm në rikonstruksionin dhe përdorimin e saj.
Zyrtarët turq thonë se aktivitetet në bazë që filluan në vitin 1998, vazhdojë dhe personeli i ushtrisë detare turke vazhdon të shërbejë aty, duke dhënë këshilla dhe trajnim për ushtrinë detare shqiptare. Ministria e përshkroi këtë mission si një mjet kyç në parneritetin ushtarak të të dy vendeve.
Ankaraja u përpoq të minimizonte rëndësinë e marrëveshjeve të fundit të sigurisë të Shqipërisë me Italinë, duke argumentuar se një bashkëpunim i tillë rrjedh nga afërsia gjeografike e të dy vendeve dhe detyrimet e tyre të përbashkëta sipas NATO-s. Këto iniciativa, tha ministria, janë "të pavarura në natyrë" nga roli i Turqisë në Pashaliman dhe nuk e dëmtojnë pozicionin e Ankarasë.
Sipas një marrëveshjeje të fundit të vitit 2025, gjigandi italian i ndërtimit të anijeve Fincantieri hyri në një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë shtetërore të Shqipërisë KAYO. Qëllimi është të rigjallërohet kantieri detar i Pashalimanit në një qendër moderne prodhimi të aftë për të ndërtuar dhe mirëmbajtur anije detare deri në 80 metra gjatësi si për Marinën Shqiptare ashtu edhe për tregun ndërkombëtar.
Marrëveshja parashikohet të gjenerojë të ardhura vjetore prej 400 milionë eurosh deri në vitin 2031, me një fokus të menjëhershëm në ndërtimin e shtatë anijeve të reja patrulluese për Shqipërinë. Përtej sferës industriale, investimet italiane kanë shkaktuar polemika me planet për "Pashaliman Laguna Eco Resort", një projekt turistik prej 25 hektarësh që ndodhet pjesërisht në tokë ushtarake aktive dhe të trashëgimisë së mbrojtur.
Sipas marrëveshjeve dypalëshe ekzistuese, Marina Turke ruan të drejtën për të përdorur objektin për operacionet e veta në detet Jon dhe Adriatik. Turqia vazhdon të ofrojë protokolle financiare kritike dhe mbështetje logjistike që synojnë trajnimin e personelit dhe ristrukturimin e Forcave të Armatosura Shqiptare për t'u përshtatur me standardet e NATO-s.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë janë thelluar që kur Tirana iu bashkua NATO-s në vitin 2009. Zyrtarët theksuan nënshkrimin e një "Marrëveshjeje Kornizë Ushtarake" gjatë takimit të parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri në shkurt 2024 si provë të partneritetit strategjik në zgjerim.
Turqia e sheh zhvillimin e vazhdueshëm të Pashalimanit brenda NATO-s si një mundësi për të përforcuar rolin e saj në aleancë dhe për të siguruar ndikim kundër Greqisë, një vend fqinj me të cilin Turqia ka mosmarrëveshje të gjata mbi kufijtë detarë në Egje. Ministri Güler vuri në dukje se vlerësimi i "modeleve efektive dhe shumëpalëshe të punës" për bazën do të forconte më tej kontributin e Ankarasë në sigurinë në detet Adriatik dhe Jon.
Duke riafirmuar angazhimin e saj, ministri tha se Turqia është plotësisht e vetëdijshme për rëndësinë e ruajtjes së pranisë së saj në Pashaliman dhe do të vazhdojë aktivitetet dypalëshe dhe shumëpalëshe në bazë të bashkëpunimit me Shqipërinë.
Deklarata sinjalizon vendosmërinë e Ankarasë për të mbetur një aktor qendror i sigurisë në Ballkanin Perëndimor pavarësisht angazhimit në rritje të Italisë dhe kundërshtimeve nga Greqia.
Për të forcuar gjurmën e saj në Shqipëri, Turqia njoftoi në dhjetor 2025 se do t'u dhuronte Forcave të Armatosura Shqiptare një Airbus A319-115J, një avion të konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti. Marrëveshja mban firmën e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe është e datës 22 tetor 2025.
Marrëveshja e grantit, një kopje e së cilës u sigurua nga Nordic Monitor, thotë se donacioni synon të forcojë "marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë" midis Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht sipas Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, me të dyja palët që shprehin dëshirën e tyre për të thelluar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit të ndërsjellë teknik dhe mbrojtës. /Newsbomb.al/
