Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën më 11 Prill, Chris LaCivita prezent në mitingun e Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën më 11 Prill, Chris
Chris LaCivita dhe Sali Berisha

Konsulenti politik, Chris LaCivita njëkohësisht drejtuesi i fushatës elektorale së Partisë Demokratike, do të mbërrijë në Tiranë të premten më 11 prill.

I ashtuquajturi strategu i fitores së presidentit Donald Trump në SHBA, LaCivita tashmë ka marrë në dorë drejtimin e fushatës elektorale të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa do të jetë prezent në çeljen zyrtare të fushatës, miting i cili do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

E premte 11 prill, ora 19:00 sheshi Nënë Tereza, Tiranë. Me pjëmarrjen e kryetarit Prof.Dr.Sali Berisha dhe Chris LaCivita”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Partia Demokratike.

Ndërkohë, nga ana tjetër kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi një ditë më parë se forca politike që ai drejton do të çelë fushatën më 12 prill. Data e zgjedhur ka të bëjë me 12 yjet në flamurin e BE-së.

Hapja e fushatës nga Partia Socialiste do të zhvillohet në “Sheshin Skënderbej" në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese