Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kur të vijë projekti, do ta bëjmë publik”, Rama për Zvërnecin: Investitorët i kanë blerë tokat, por paratë do t’i kalojnë shtetit nëse nuk ka pronar të ligjshëm

Shkruar nga Newsbomb
“Kur të vijë projekti, do ta bëjmë publik”, Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët nga vendet e BE-së, ka përsëritur se për Zvërnecin akoma nuk ka një projekt dhe se kur të vijë do ta bëjë publik.

Rama po ashtu komentoi edhe hetimet e SPAK, teksa tha se investitorët e kanë blerë tokën dhe janë pronarë të saj, teksa sipas tij po hetohet vetëm nëse ka një pronar të ligjshëm.

Më tej ai tha se nëse nuk ka një pronar legjitim, paratë do t’i kalojnë shtetit shqiptar.

Rama: Projekti është diçka që lidhet me afatet. Së pari ata kanë lidhur një marrëveshje me pronarët e tokave dhe e kanë blerë. Pasi ka edhe aludime se Jared Kushner është nën hetim, por kjo nuk është fare e vërtetë. Fakti i thjeshtë është që një pronar që ka shitur pjesën e tij është nën hetim për të tjera arsye dhe paratë janë hedhur në një llogari escrow, që do të thotë që investuesi e ka blerë tokën dhe paratë do të mbeten në llogari. Do të vërtetohet nëse pronari i saj është i ligjshëm, i merr paratë, nëse jo, i merr qeveria e Shqipërisë.

Duke qenë se kanë tokën, tani iu duhet që të kërkojnë leje. Nuk ka një leje pa vlerësuar ndikimin në mjedis në një zonë natyrore që ka kafshë të egra. Kur projekti do të vijë, do ta bëjmë publik.

Unë e di se çfarë po vjen, se e di se kush po punon për këtë. Njerëz si Zhan Novel nuk janë një bilanc që kanë shkatërruar natyrën. Ka edhe diçka tjetër, që kur keni parë në Europë projekte kundër natyrës?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese