
Newsbomb.al ka hapur prej disa ditësh sondazhin për PERSONAZHIN e VITIT. Janë 10 të nominuar të cilët kanë bërë prodhuar lajm e kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve këtë vit që po lemë pas.
Se kush e meriton të jetë personazhi i VITIT 2018 e zgjidhni ju përmes VOTIMIT në fund të këtij linku.
Sondazhi do të qendrojë i hapur deri më datë 30 dhjetor 2018, kur do të publikojmë edhe rezultatet.
Ju duhet të ndiqni vetëm dy hapa shumë të thjeshtë për të votuar:
1-Kliko VOTO te personazhi që do
2- Kliko: “I’m not a robot” (Nuk jam një robot) për të verifikuar votën
KANDIDATURAT E PËRZGJEDHURA NGA NEWSBOMB./AL
1-Serxhio GURI, 23 vjeçari birësoi Domenikun, vogëlushin që u braktis nga prindërit se ishte me Sindormën Down
2-STUDENTËT- Për të parën herë krijuan një frymë të vërtetë protestash, dhanë ‘leksione’ demokracie
3-Flamur TARTARI- Kirurgu që u nda nga jeta pas 52 vitesh punë, brenda një nate operoi e shpëtoi 15 njerëz
4-Albert VELIU ose “Babalja”- Personazhi nga Vlora që “trazoi ujërat” e politikës
5-Agron Shehaj- Deputeti dhuron çdo muaj rrogën e tij për 6 vajzat jetime nga Kukësi
6-Saimir Tahiri- Ish ministri mori pafajësinë nga Gjykata e Katanias
7-Ardimir Murati- Heroi nga Fieri shpëtoi në lumë 2 vajzat binjake që tentoi t’i mbyste e ëma
8-EURONEWS- Gjiganti mediatik vjen në Shqipëri
9-Lorik Cana- Çel Foundation LC5, mbështet dhe promovon sportin, kulturën dhe trashëgiminë e saj
10-Mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho- Ndërtuan vetë shkollën nga e para në Skrapar
