Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Një burrë ushqen me gji një foshnjë, statuja në Danimarkë nxit reagime të shumta

Shkruar nga Newsbomb
Një burrë ushqen me gji një foshnjë, statuja në
Një statujë e një burri të zhveshur dhe me mjekër që ushqen me gji një foshnjë ka shkaktuar vrull komentesh në rrjetet sociale. Figura nudo, e ndërtuar në vitin 2021 si një autoportret nga Aske Kreilgaard, është përshkruar me organet gjenitale mashkullore dhe gjoksin e ekspozuar, teksa mban një foshnjë në krahë duke ushqyer. Pavarësisht se është krijuar për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Burrave, statuja tani është vendosur jashtë Muzeut Gjinor (KØN) në Aarhus, Danimarkë, i cili më parë njihej si Muzeu i Grave (Kvindemuseet). Institucioni u themelua fillimisht në vitin 1982 për të edukuar publikun rreth historisë së grave, por në vitin 2021 u riemërua për të pasqyruar një zhvendosje të fokusit drejt temave të gjinisë dhe seksualitetit. Muzeu Gjinor e justifikoi vendimin për ndryshimin e emrit duke pretenduar se rolet gjinore kishin "ndryshuar ndjeshëm" dhe se theksi i muzeut do të përqendrohej drejt "shprehjes së lirë" të të gjitha gjinive. Kjo statujë ka sjellë shumë komente në rrjetet sociale, ku shumë ishin të indinjuar nga simbolika dhe fakti që statuja tani ishte vendosur jashtë një ish-muzeu kushtuar grave. Po ashtu janë të zemëruar që një burrë, bën rolin e një nëne duke ushqyer foshnjën me gji.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese