Ky është dokumenti –fakt tejet interesant i Ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, si përpjekje për të shpetuar Albanologun austriak , i cili ia kushtoi tërë jetën studimit të gjuhës shqipe, Norbert Jokl nga kthetrat e nazizmit.
Dokumenti që duhet njohur nga të gjithë shqiptarët është publikuar nga profesor Romeo Gurakuqi dhe daton në vitin 1941. Ernest Koliqi, përmes një akti tejet inteligjent i ofron një kontatë pune albanologut Norbert Jokl për ta shpëtuar atë nga nazizmi.
Duke çmuar veprimtarinë e albanologut, ministri i thotë teksualisht: “Ministria e Arsimit pranoi propozimin për të ju marrun në shërbim me kontratë për nji vjet kohë me rrogë muejore. Ju lutemi qi porsa t’a merrsni këtë shkresë të kryeni formalitetet e udhëtimit e të niseni sa më parë për në Tiranë”, shkruan ministri i asokohe në letrën zyrtare për albanologun që jetonte në Vjenë. Norbert Jokl mbrojti autoktoninë e shqiptarëve duke e vendosur djepin e parë të tyre në Dardaninë e lashtë, Kosova e sotme.
