Hapësire reklamuese

Dossier

Ndarja e re territoriale nuk ndryshon dominimin PS-PD në qeverisjen vendore

Shkruar nga Newsbomb

Në 25 vjet qeverisja vendore është dominuar nga dy partitë e mëdha. Referuar 12 qendrave të prefekturave/qarqeve vetëm në një rast (Lezhë 2007-2011) kemi pasur fitues një kandidat të një partie të tretë, të mbështetur fuqishëm një herë nga PS dhe herën tjetër nga PD. Në total gjenden raste kur një kryebashkiak ka konsumuar katër mandate, por midis viteve 1992-2000 secila palë nuk lejonte rikandidimin në krye të bashkisë, praktikë që ndryshoi tërësisht vitet e fundit, sidomos më 2011 dhe pritet të vijojë edhe më 2015. Kalimi nga faza kur votohej kandidati dhe partia sipas programeve dhe diferencave tek zonat bastion te dominuara nga nje individ dhe partia e tij, - si tregues i kalimit nga demokracia e votes tek oligarkia kontrolluese mbi voten dhe pushtetin.

Referuar drejtimit politik të njësive kryesore vendore, rekord mbetet Shkodra me 6 mandate të djathta drejtimi, ndjekur nga Fieri e Gjirokastra me nga katër mandate të majta drejtimi. Prej vitit 2000 nuk fiton asnjë kandidat i djathtë në Durrës, Berat apo Vlorë, siç nuk fiton asnjë majtë në Peshkopi. Tri nga 12 qytete kryesore, kryeqyteti Tirana dhe dy qytetet e tjera Elbasani dhe Korça kanë përfaqësim të balancuar, nga tre mandate drejtimi për të majtën/të djathtën. Në një bashki, siç është Kukësi, fituesi i zgjedhjeve ka ndryshuar parti politike gjatë ushtrimit të mandatit të dytë, kurse në raste si i Korçës, kryetari i bashkisë dha dorëheqje nga posti, duke kaluar qytetin në zgjedhje të parakohshme.

Me ndarjen e re territoriale kryetarët e bashkive marrin fuqi të mëdha dhe komandojnë territore shumëfish më të gjera, në njerëz, në asete dhe në sipërfaqe. A janë zgjedhjet zgjidhja e gjithë problemeve? Jo dhe jo. Ato janë zgjedhjet e radhës. Kaq. Pas 21 qershorit tabela do plotësohet me një kolonë tjetër, praktika që vijon çdo katër vjet, diku blu dhe diku ngjyrë lejla. Kaq.

*Burimi: Instituti i Studimeve Politike

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese