Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Me një foto, Dua Lipa konfirmon lidhjen me ish të dashurin e Rita Orës

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë e re tek regjisori francez Romain Gavras.

Ylli i popit shkurtin e kaluar u largua nga një festë BAFTA në Londër me regjisorin pranë saj. Që atëherë nisën aludimet se se Dua ishte në një lidhje dashurie me Gavras.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar një foto me Romain Gavras duke konfirmuar thashethemet për romancë. Përmes story në Instagram në llogarinë e saj personale, Lipa ka postuar një foto të tyre së bashku.

Fotoja tregon dorën e Lipës duke mbajtur një foto duke qeshur me Gavras, teksa e postimin e shoqëron me një zemër. Kjo është hera e parë që të dy e bëjnë publike lidhjen.

Lipa është beqare pas ndarjes nga modeli Anëar Hadid në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras ishte në një lidhje me Rita Orën për gjashtë muaj para se të konfirmonte ndarjen e tyre në mars të vitit 2021. Regjisori ka qenë më parë në lidhje me reperen MIA dhe ka drejtuar disa nga videoklipet e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese