Hapësire reklamuese

Politikë

“Më mungon vëllai im Hashim Thaçi”, emocionohet Rama: Dua t’i çoj një përqafim, në muret e këtij aeroporti gjendet edhe momenti kur ai dhe Rugova i hapën rrugë pavarësisë së Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
“Më mungon vëllai im Hashim Thaçi”, emocionohet

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në inagurimin e aeroportit të Kukësit është emocionuar teksa foli edhe për ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ai e konsideroi Thaçin si vëllanë e tij dhe një nga shqiptarët më të mëdhenj, teksa u shpreh se do të donte t’i dërgonte një përqafim, pasi në muret e aeroportit të Kukësit është edhe një moment kur Thaçi dhe Ibrahimm Rugova i hapën rrugë procesit të pavarësisë së Kosovës.

“Dua të ndaj me ju që më mungon shuëm sot, dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj dhe jam i bindur që historia të tilla do e konsiderojë. Është një prej shqiptarëve më të mëdhenj jo se është vëllai im, por është vëllai im se është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, Hashim Thaçi. Prej këtu nuk e di a më ndjek, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim dhe t’i thoja se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment, kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova i hapën rrugë procesit të çlirimit të Kosovës”, tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese