Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

KQZ certifikon zgjedhjet në Himarë, i jep mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve vendore për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.

Mes tyre përfshirë edhe mandatin e Bashkisë së Himarës, që u fitua nga Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për shitblerje votash.

KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.

Kujtojmë se Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, i cili u arrestua në Himarë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota.

Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.

Më shumë