Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Kokaina në banane/ Arrestohet në Tiranë biznesmeni i njohur, pronar i “Alba Exotic Fruit” (EMRI-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bie në prangat e policisë biznesmeni Eduart Dauti, pronar i kompanisë “Alba Exotic Fruit” nën akuzë për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Portit të Durrësit.

Dauti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi SPAK ka dhënë ndaj tij masën “arrest me burg”.

Të paktën pesë ngarkesa me kokainë janë kapur në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, me një peshë prej rreth 40 kilogram në Portin e Durrësit. Ndërsa në vitin 2019 ishte DEA amerikane ajo që zbuloi një sasi prej 137 kilogram kokainë në konteinerin e kësaj firme të ndaluar në portin grek të Pireut.

konkretisht gjatë vitit 2021, në portin e Durrësit, në konteinerët e kësaj kompanie u kapën katër ngarkesa: 11.65 kg kokainë në 13 korrik, 6.5 kg në 23 korrik, 7.25 kg në 29 korrik dhe 10 kg kokainë në 7 shtator.

Mbi Dautin rëndojnë disa akuza të ngritura nga prokurorët e SPAK, si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Aktualisht në burg për trafikun e kokainës ndodhet edhe menaxheri i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”

Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Rada”, bënë kapjen e shtetasit:

–  E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

Më shumë




spot_img








spot_img